
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Shpërthimi ka ndodhur në një kompani private gjatë përpunimit, ndërsa ai është dëgjuar disa kilometra larg zonës ku ka ndodhur. Nuk raportohet për të lënduar.



