Rrëfimet e familjarëve për mjekët e Onkologjikut: Fajin e kemi ne që i kemi mësuar me lekë

Rrëfimet e familjarëve për mjekët e Onkologjikut: Fajin e kemi ne që i kemi mësuar me lekë

Mes shkaktimit të vdekjes dhe korrupsionit rezulton se është skema kapilarë e abuzimeve në Spitalin publik të Sëmundjeve Tumorale.

Drupal Ad

 

 

 

 

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar vetëm majën e ajsbergut ndërsa mjekët në komunikimet e tyre i trajtonin pacientët si bankomat për para e pushime luksoze.

Një ndër familjarët e pacientëve, thotë për emisionin “FactCheck” se me gjithë përjetimet që patën më nënën e tyre, faji mbetet edhe te familjarët që i kanë mësuar ata mjek duke u dhënë lekë.  

Mami ishte sëmurë dhe te Onkologjike kemi pritur jo për radhë, jo sot, jo nesër, pastaj u vendos të futej sonda, dhe në atë moment, na thanë që duhet biopsi, se po shohim diçka jo të mirë. Biopsia i doli që ka kancer në stomak dhe ka përparuar pak. Mjeku që operoj ishte Dibra, por Mondi ishte bashkë me një tjetër që bën një konsultë dhe vendosen që mamin ta fusin me urgjencë në operim.

Ata takuan babin dhe i thanë së është keq por në po mendojmë që ti vendosim disa tuba, stomakun ta lidhin me ezofagun. Ajo q ëmë bëri përshtypje, përsa kohën e çonim mamin atje të Onkologjiku, të gjithë pacientët i shihnin doktorët sikur të ishin Zoti, i përgjëroheshin për duar, dhe i thonin ik tani se shih sa është radha, ata duan shpresë. Edhe pse ka 3 vjet që ka kaluar unë akoma kam traumë, operacioni, i kemi dhënë lek të gjithëve, fajin e kemi ne vet që i mësojmë më lek.

Edmond Gashi, na tha që spitali nuk i disponon pajisjet gjërat që i duhen kësaj dhe ne nuk i kemi këtu.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy