Digjet një banesë në Maliq

Digjet një banesë në Maliq

Zjarr në një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë së Maliqit. 

 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë totalisht një kat të një banese dykatëshe në këtë fshat. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet por paraprakisht dyshohet se familjarët të kenë qenë në gjumë dhe zjarri ka nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohje. 

 

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen totale të zjarrit. 

 

Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në asnjë prej familjarëve të kësaj shtëpie, pasi kanë qenë fqinjët që i kanë ndihmuar për t’i nxjerrë jashtë banesës. 

 

Në vendngjarje është edhe Policia e Shtetit që do të kryejnë veprimet e plota hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy