Këshilli i Ministrave emëron Avokaten e re të Shtetit, Brunilda Lilo

Këshilli i Ministrave emëron Avokaten e re të Shtetit, Brunilda Lilo

Këshilli i Ministrave ka emëruar avokaten e re të Përgjithshme të Shtetit, Brunilda Lilo, e cila do të zëvendësojë Enkelejda Muçajn.

Lilo, më herët ka punuar si avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të Huaja, ndërkombëtare dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Në vendim thuhet se me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga ky post të Enkelejda Muçaj dhe emërimin e Brunilda Lilos. Muçaj mbante këtë post prej marsit të 2020-s.

Muçaj e diplomuar në drejtësi dhe gazetari ka qenë këshilltare e Ministrit të Kulturës, në kohën kur në krye të këtij institucioni, qëndronte kryeministri Edi Rama.

Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar për dhënien e asistencës juridike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy