Kapen në Rinas tre persona të kërkuar, njëri i dënuar me 13 vite burg në Britani

Kapen në Rinas tre persona të kërkuar, njëri i dënuar me 13 vite burg në Britani

Tre persona të shpallur në kërkim, janë arrestuar në Rinas, njëri prej të cilëve i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg.

 

Arrestimet u bënë në hyrje për në Shqipëri nga Policisë Kufitare të Rinasit, ku njëri prej tyre rezultonte i dënuar me 13 vite burg në Britaninë e Madhe.

 

Në pranga përfundoi Denis Xhelili, 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton-Chichester, e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.

 

U arrestua edhe V. S., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Belgjika, ku pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

 

I ndaluari i tretë është M. M., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy