Ish-ushtaraku Uka kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Nuk do kaloni kollaj

Ish-ushtaraku Uka kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Nuk do kaloni kollaj

Ish-komando Erzen Uka, i arrestuar për nxitje terroriste, doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë dhe aty kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes.

Prokurori Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë: “Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj”.

Erzen Uka, ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, u arrestua nga zyra Antiterrorit e Policisë së Shtetit, si person i dyshuar me prirje radikale dhe që ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohej nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.

Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur. Në një tjetër video, ai shihet duke stërvitur në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe mësohet se është lënë në arrest me burg nga Gjykata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy