Sot pritet të marrë fund odiseja e gjyqit ndaj Grupit të Shullazit

Sot pritet të marrë fund odiseja e gjyqit ndaj Grupit të Shullazit

Gjykata e Posaçme pritet të shpallë sot vendimin për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit si bashkëpunëtorë të tij, të cilët akuzohen për një seri krimesh.

Procesi gjyqësor po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme. MCN mëson se vetë Emiliano Shullazi ka kërkuar të jetë prezent në seancën e vendimit.

Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e të pandehurve dhe avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë. Në seancën e fundit në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ka pasur debate mes palës mbrojtëse dhe togave të zeza, shkak ishte vijimi i seancës në mungesë të avokatëve të caktuar nga Gjykata. 

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata e Krimeve të Rënda  (tani GJKKO) për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, ishte kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu, Shullazi akuzohet edhe për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Procesi gjykimit ndaj grupit të Emiliano SHullazit duket se është drejtë fundit, pas shumë përpjekjesh për ta zvarritur atë me ndryshimin e avokatëve nga ana e të pandehurve, të cilët e kanë parë si strategji për të kaluar afatet e gjykimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy