Godet me shishe në kokë fqinjin pas një sherri/ Ndërron jetë 65-vjeçari në Sarandë

Godet me shishe në kokë fqinjin pas një sherri/ Ndërron jetë 65-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gashtë të Sarandës.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy