Në “arrest me burg” u la gjykatësi i Apelit të Tiranës. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi këtë masë për Shkëlqim Mirin, të cilit iu gjetën mbi 300 milionë lekë në shtëpi. Avokati i tij Ardian Visha tha se nuk ishin të gjitha paratë e tij dhe se klienti vuan nga tumorri.
Gjykatësi i Apelit, Shkëlqim Miri, u la në “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Miri u kap me mbi 300 milionë lekë në banesën e tij, gjatë operacionit që policia e kodoi “Një vrasje e dytë”. Avokati i tij, Ardian Visha, pas këtij vendimi, tha se prokuroria nuk kishte prova.



