
Në Kosovë janë regjistruar 10 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 116 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.997 testime.
Aktualisht në vend janë 627 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 2.248 të vdekur, 107.544 të infektuar, 104.679 të shëruar dhe 638.568 teste të kryera.



