41-vjeçari shkon në shtëpinë e vjehrrit në Krujë dhe kërcënon gruan dhe familjarët

41-vjeçari shkon në shtëpinë e vjehrrit në Krujë dhe kërcënon gruan dhe familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 41-vjeçar ka marrë armën dhe ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit ku ndodhej dhe bashkëshortja dhe i ka kërcënuar se do i vrasë.

Në pranga ka rënë shtetasi Arben Hoxha. Personi në fjalë u arrestua pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/ Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj duke rrezikuar jetën e tyre, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marjes së njoftimit se fshatin Bruz Zall, Krujë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).

Shtetasi Arben Hoxha, në gjëndje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy