Përndiqte vazhdimisht 13-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

Përndiqte vazhdimisht 13-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte kthyer në makthin e një vajze të mitur duke e përndjekur atë.

Burime policore bëjnë me dije se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçare.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës, pasi kjo e fundit prej kohësh ndjehej e shqetësuar dhe frikësuar nga përndjekja e 21-vjecarit.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy