
Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e të dielës në Shkodër.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e dragoit”, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi” i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe më pas u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa po punohet për sqarim të rrethanave të aksidentit.



