Operacioni kombëtar kundër lojërave të fatit, 102 të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës (VIDEO)

Operacioni kombëtar kundër lojërave të fatit, 102 të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat informoi mbi rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të megaoperacioneve, bazuar në inteligjencën policore dhe në denoncimet e qytetarëve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe të rasteve të përshtatjes së lokaleve për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, në të gjithë vendin, ka vijuar megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojën Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njësi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, dhe të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy