
Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kakarriq, ku sipas informacioneve paraprake tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.



