Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Pezë Helmes në Tiranë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me mjet prerës. Në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN Tv gazetari Besmir Pula bën me dije:
“Një 37-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë, nga Komisariati nr.6, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në Pezë. Pas kontrolleve të imtësishme në banesë i është gjetur edhe një armë zjarri. Krahas dhunës, burime policore bëjnë me dije se ai ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij. Pas marrjes së informacionit paraprak nga Policia e Tiranës, shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë shkuar në Pezë Helmës ku kanë arrestuar 37-vjeçarin”.



