Zjarri në Malin e Thatë/ Retë e zeza të tymit mbulojnë fushën e Maliqit

Zjarri në Malin e Thatë/ Retë e zeza të tymit mbulojnë fushën e Maliqit

Djegia e një sipërfaqe të madhe kullota, bimë medicinale e pyje në Malin e Thatë ka "mbytur" me tym të gjitha fshatrat e fushës së Maliqit madje e fshatra të Devollit.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak se prej pesë ditësh Mali i Thatë është përfshirë pothuajse i gjithi nga flakët ndërkohë që ditën e sotme për shkak të situatës së rënduar nga zjarret nuk pati ndërhyrje nga ajri, çka solli një situatë të tillë në fshatrat e fushës së Maliqit e jo vetëm, madje tymrat i janë afruar dhe qytetit të Korçës.

Një tjetër arsye e mbulimit me tym të fshatrave të njësive administrative Pirg e Vreshtas është edhe djegia e zonës torfike në fushën e Maliqit, e cila është riaktivizuar këtë pasdite duke çliruar tymra të shumtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy