Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, thotë se aktet e shantazheve në rrjetet sociale, të pasuara me flijime, shpesh lidhen me pjesën më vulnerabël, siç janë fëmijëve.
Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se mbrojtja online e fëmijëve në hapësirën kibernetike është prioritet dhe një nga politikat e strategjisë kibernetike të AKCESK.
Tafa shtoi se AKCESK ndërton politika dhe njëkohësisht shërben si një urë komunikimi mes qytetarëve, institucioneve, shkollave, policisë dhe institucuioneve të tjera ligjzbatuese.
Në rastet e fundit ka qenë platforma TikTok e cila është shfrytëzuar nga shantazhuesit dhe si pasojë ka pasur dhe tragjedi.
AKCESK lidhur me këtë platformë e cila nuk është e vetme që përdoret për shantazh, por edhe Instagrami, etj.
AKCESK ka ndërmarrë një iniciativë për bllokimin e platformës Tik Tok në Shqipëri, duke ndjekur platformën e BE për sigurinë, që kjo platformë mund të shfaqte tek ata që kanë instaluar, por edhe për mbajtjen dhe mospasjen e filtrave.
Tik Tok mund të përdoret nga çdo person pa pasur një account, një ID. Kjo është pjesë që ka bërë vetë kompania.
Të gjitha raportimet që na vijnë, ne i delegojmë në Policinë e Shtetit dhe i ndjekim.
Ne kemi një plan politikash me të gjitha institucionet dhe kjo përmban ndërgjegjësim drejt fëmijëve, prindërve dhe mësuesve, si ato të koordinojnë me njeri tjetrin për të krijuar një ambient të sigurtë për fëmijët.
Kemi planin për të bashkëpunuar me te gjithë aktorët që marrin pjesë në mbrojtjen e fëmijëve, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Fëmijëve, Ministrinë e Drejtësisë, për të forcuar ligjet drejt keqdashësve, me ministrinë e Brendshme dhe institucione të tjera ligjzbatuese dhe shoqërinë civile.
Kemi një plan, mbajtëm një workshop në Durrës kemi dhe 9 të tjera, mbledhim shkollat dhe ndërgjegjësojmë për situatat dhe rrezikun kibernetik.
Ne premtojmë çdo lloj raportimi do ndiqet në mënyrë rigoroze nga AKCESK, duke e çuar te Policia e Shtetit dhe duke e ndjekur tek gjithë instancat ligjzbatuese.
Mbyllja dhe bllokimi është pjesë e njësisë së krimit kibernetik dhe pas çdo raportimi është marrë një masë nga policia, por pa një denoncim nuk vepron.
Ju lutem na dërgoni çdo lloj situate në të cilën ju fëmijë, prindër, mësues, konstatoni si pasojë e shfrytëzimit të hapësirës kiberenetike me qëllime keqdashëse që çojnë në dëmtimin e personalitetit të fëmijës.
AKCESK jep garancinë që çdo raportim do merret me seriozitetin maksimal për zgjidhjen e çdo situate.



