Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Nje aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, në vendin e quajtur kryqezimi i Mjedës. Si pasoj e këtij aksidenti ka humbur jetën një shtetas 56-vjeçar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se mjeti tip “Volsvagen” me targë AA 232 NK, me drejtues Lazer Gjergjin, 30 vjeç, banues në Vau Dejës, ka përplasur këmbësorin Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy