Ekzekutohet me armë zjarri 55-vjeçari në Dukagjin

Ekzekutohet me armë zjarri 55-vjeçari në Dukagjin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Palaj, të njësisë Administrative Shosh, në Dukagjin të Shkodrës.

Policia në informacionin paraprak tha se është vrarë me arme zjarri shtetasi Lazër Arraj (Pjetrushi) 55 vjeç.

Ngjarja sipas policisë së Shtetit ka ndodhur në orën 12:00, dhe viktima është gjetur i pajetë.

“Shkodër/Informacion paraprak Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.”-thotë policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy