Digjen tri vetura me targa RKS në veri të vendit

Digjen tri vetura me targa RKS në veri të vendit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas mesnatës të së enjtes sërish është raportuar për djegie të veturave në veri të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Sipas njoftimit të Policisë tri veturat pronarët e të cilave kanë qenë të nacionalitetit serb janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.

Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Në njoftimin e policisë thuhet se sikurse edhe në rastin e parë më 30 mars edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy