
Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi aksidentoi dy automjete dhe u larrgua nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Sipas policisë, shtetasi me inicialet J. L., pas aksidentit ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.
Ngjarja ndodhi më datë 19.06.2021 në rrugën interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi Casa-Italias.
Sakaq materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.



