Këshilli i Lartë Gjyqësor mban sot mbledhjen plenare

Këshilli i Lartë Gjyqësor mban sot mbledhjen plenare

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvillon sot mbledhjen plenare, në të cilën do të shqyrtohen disa projektvendime, si ata për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatët:

Znj. Aurora Alimadhi          Relator z. Ilir Toska;

Z. Emin Lusha                     Relatore znj. Marçela Shehu;

Z. Vladimir Cjapi                 Relatore znj. Marçela Shehu;

Znj. Ardiola Çela                 Relator z. Alban Toro

Po ashtu, shqyrtimi i projektvendimeve për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidates znj. Jetmira Rragami, relator z. Alban Toro dhe kandidates znj. Rezarta Melo Cenaj, relatore znj. Marçela Shehu.

I treti në radhë, shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programin të vlerësimeve etike dhe profesionale për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Më pas, projektvendimet për mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes, për disa gjyqtarë, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës; "Për caktimin e gjyqtarëve për mediat” si dhe "për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy