Autobusi përplas një person në Delvinë-Sarandë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Autobusi përplas një person në Delvinë-Sarandë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë-Sarandë, pranë kthesës për në fshatin Bajkaj.

 

Sipas të dhënave paraprake, në afërsi të një pike karburanti, autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë.

 

Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar fillimisht nga vendngjarja, ndërsa më vonë është kapur nga shërbimet e Policisë së Delvinës. 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

 

65-vjeçari është transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin e Sarandës. Sipas burimeve spitalore, ai ka pësuar traumë të rëndë në kokë dhe gjendja e tij është vlerësuar e rëndë.

 

Për shkak të gjendjes shëndetësore, është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy