Tentoi të fuste lëndë narkotike në burgun e Vlorës/ Arrestohet i afërmi i të dënuarit

Tentoi të fuste lëndë narkotike në burgun e Vlorës/ Arrestohet i afërmi i të dënuarit

Shërbimi Kombëtar i Kontrollit të Burgjeve njoftoi sot se ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili tentoi të fuste një sasi të lëndës narkotike kanabis si dhe një sasi të vogël kokaine në burgun e Vlorës.

Në pranga u vu shtetasi F.C, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u gjet një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike kanabis sativa dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Njoftimi:

Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit F.C iu dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a i K. Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy