Miratohet dhënia e vaksinës anti-Covid për fëmijët mbi 5 vjeç në Kosovë

Miratohet dhënia e vaksinës anti-Covid për fëmijët mbi 5 vjeç në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur sot se ka miratuar dhënien e vaksinës kundër Covid19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë pas ditë më parë janë siguruar doza pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX.

Po ashtu, sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Për rikujtim:

  • Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.
  • Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;
  • Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë.

Ndryshe, deri tani është lejuar vetëm vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy