SPAK prezanton formularin dhe fton qytetarët për të denoncuar/ Nga Presidenti, Kryeministri, Parlamenti, në lupën e SPAK dhe BKH

SPAK prezanton formularin dhe fton qytetarët për të denoncuar/ Nga Presidenti, Kryeministri, Parlamenti, në lupën e SPAK dhe BKH

Pas përplasjeve në distancë me politikën dhe firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimi mes KQZ, Prokurorisë së Përgjitshme dhe SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur edhe formularin e denoncimeve online, duke ftuar qytetarët të denoncojnë krimet zgjedhore.

Prokuroria e Posaçme pas strategjisë për integritetin e parlamentareve 2025. Ka zbuluar edhe formularin online të denoncimeve. Qytetarët mund të denoncojnë për krime zgjrdhore, nga Presidenti i Republikës e këdo zyrtarë tjetër apo kryetar partia apo kandidat.

Ky është modeli i formularit, ku çdo qytetar mund të denoncojë krimet zgjedhore të cilat janë kompetencë e spak përfshi korrupsionin aktiv e pasiv.

Në këtë formulat spak kërkon nga qytetarët foto e video e po ashtu edhe gjeneraltietet e tyre si dhe numrin personal nga karta e identitet.

Por përse e bën SPAK këtë?

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë masa të rëndësishme për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Më 29 janar 2025, SPAK publikoi “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, e cila synon parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Kjo strategji përfshin ngritjen e grupeve hetimore në terren për të monitoruar në kohë reale situatat ku mund të ketë indicie për kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve. Gjithashtu, parashikohet identifikimi i individëve dhe grupeve Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Burime nga spak për emisionin “Fact Check” sqaruan edhe pse prej pak orësh aktiv, në këtë formular kanë mbërritur denoncimet e para për krime të pretenduara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy