Vihet në prangat e policisë i riu që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një personi që udhëtonte me biçikletë në Elbasan.
Nga ana e uniformave blu u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 28 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
28-vjeçari akuzohet se mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin Xh. R., 62 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në spital.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.



