Tiranë/ Konflikt për një karikues elektrik, procedohet penalisht biznesmeni Nadir Çausholli

Tiranë/ Konflikt për një karikues elektrik, procedohet penalisht biznesmeni Nadir Çausholli

Një konflikt i ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, i lidhur me montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, ka përfunduar me procedim penal ndaj biznesmenit Nadir Çausholli.

 

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin Nadir Çausholli, 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë konfliktit të ndodhur më 6 korrik 2026, Çausholli ka kanosur me fjalë shtetasin Mirton Lika, 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

 

Ndërkohë, edhe vetë Nadir Çausholli ka bërë kallëzim në polici, duke pretenduar se është kanosur me fjalë nga Mirton Lika.

 

Biznesmeni Nadir Çausholli është një emër i njohur për publikun edhe për shkak se është përmendur në dosjen hetimore të njohur si "dosja Veliaj", megjithatë rasti i së dielës lidhet me konfliktin për instalimin e pajisjes së karikimit dhe po hetohet veçmas nga organet kompetente.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy