
Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, si pasojë e një konflikti me disa bashkëmoshatarë të tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që i mituri të jetë goditur me sende të forta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.



