Shumica e shkollave të Tiranës nuk ofrojnë ngrohje për fëmijët.
Kaldajat nuk ndizen, ndërsa prindërit kanë blerë reflektorë për të ngrohur klasat.
Gjatë ditëve të fundit me mot të acartë, një pjesë e prindërve thonë se nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë për shkak të ftohtit.



