Kultivonin bimë narkotike në fshatin Xhyrë të Librazhdit, arrestohen dy persona

Kultivonin bimë narkotike në fshatin Xhyrë të Librazhdit, arrestohen dy persona

Një operacion antikanabis i koduar “Faza e parë” është zhvilluar në Librazhd, ku është goditur që në fazë fillestare një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhyrë.

 

Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të dyshuar për këtë veprimtari kriminale.

 

Në pranga ranë O. L., 24 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë. 

 

Ata u kapën në një zonë të pyllëzuar, ku kishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa në platforma polistiroli.

 

Gjatë operacionit u asgjësuan fidanët e kultivuar, ndërsa u sekuestruan automjeti që përdornin autorët për të shkuar në zonë, si dhe tre telefona celularë.

 

Policia bën me dije se kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit antikanabis “Faza e parë” vijojnë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy