Aksidentohen dy automjete në Elbasan, një nga shoferët përfundon në spital

Aksidentohen dy automjete në Elbasan, një nga shoferët përfundon në spital

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas, ku automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy