I dyshuar për një seri vjedhjesh, kapet në Lushnjë

I dyshuar për një seri vjedhjesh, kapet në Lushnjë

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve janar dhe shkurt, në Lushnjë, duke u vënë në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin Mariglen Gashi, 32 vjeç, banues në Plug, Lushnjë

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 32-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 18.01.2023, në lagjen “18 tetori”, ka vjedhur 4 koshere blete, në pronësi të shtetasit B. Gj.;

Më datë 07.02.2023, në lagjen “18 tetori”, Lushnjë, ka vjedhur baterinë e automjetit të shtetasit G. T.;

Më datë 12.02.2023, në lagjen “18 tetori”, Lushnjë, ka vjedhur bateritë e mjeteve bujqësore të shtetasit A. H.;

Më datë 14.02.2023, në fshatin Plug, ka vjedhur dyer dhe dritaret e banesës së shtetases A. Q.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy