Sherr mes disa personave në Tiranë, një prej tyre qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Tiranë, një prej tyre qëllon me armë

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ndërsa ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në Allias, ndërsa konflikti ka qenë i çastit për motive të dobëta.

Në konflikt e sipër thotë policia, shtetasi B. Gj., së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy