
Një tragjedi e ndodhur në Larisa të Greqisë solli mbrëmë përplasjen e dy trenave duke lënë të vdekur 32 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë.
Presidenti Bajram Begaj, duke ndarë dhembjen për këtë ngjarje, u shpreh se Shqipëria qëndron përkrah popullit grek në këtë humbje të madhe.
I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje!
Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë.
Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek.



