‘Tempulli’ në Fier/ 20 të arrestuar dhe 2 në kërkim, sekuestrohet kanabis, kokainë dhe heroinë

‘Tempulli’ në Fier/ 20 të arrestuar dhe 2 në kërkim, sekuestrohet kanabis, kokainë dhe heroinë

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, 20 persona janë arrestuar këtë të hënë në Fier, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sakaq, mësohet se janë sekuestruar si provë materiale, lëndë e llojeve të ndryshme narkotike si kanabis, kokainë dhe heroinë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 34 telefona, 25 fishekë dhe 17 mjete.

Mësohet se mes të arrestuarve është dhe Dritan Bega, kreu i grupit qe kryenin furnizimet  kryesore të drogërave të ndryshme të këtij qyteti. I dënuar dy herë për veprën penale të prodhimit, shitjes dhe shpërndarjes së drogës.

Në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit "Tempulli" Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar 50 persona nga të cilët, për datën e sotme 22.01.2024:

- Persona të arrestuar 20

- Gjendje të lirë 8

- Kërkim 2

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 820 gram cannabis sattiva

- ⁠15 ml vaj cannabisi

- ⁠116 gramë kokainë

- ⁠2 gramë Heroinë

- ⁠2 thika

- ⁠25 fishek model 54

- ⁠mjete 17

- ⁠telefona 34

Vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy