
Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në orët e para të kësaj të enjte në Liqenin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, ku është gjetur dyshohet e vetëmbytur shtetasja B. A., 81 vjeçe, banuese në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas të dhënave të para dhe deklarimeve të marra familjarëve të saj, rezulton se 81-vjeçarja, vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



