
Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar te kompleksi i pushimit ku ndodhej me familjen në Shëngjin.
Ereth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.



