Emri/ Me heroinë në makinë, kush është 45-vjeçari i arrestuar në Kakavijë

Emri/ Me heroinë në makinë, kush është 45-vjeçari i arrestuar në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar një 45-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi Spiro Qose, si dhe është sekuestruar një pako e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 automjet dhe 1 celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “benz” që drejtohej nga shtetasi Spiro Qose, 45 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Spiro Qose, 45 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy