Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë bërë të ditur se kanë arrestuar sot shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejme.



