Shmanget vrasja e një gruaje në Vorë, arrestohet bashkëshorti  

Shmanget vrasja e një gruaje në Vorë, arrestohet bashkëshorti  

Policia e Vorës arriti të parandalonte një krim në familje. Ngjarja ka ndodhur në Domje, ku një 66-vjeçar ka kërcënuar me vrasje të shoqen.

Sipas policisë, S. B., 66 vjeç, e ka dhunuar dhe kërcënuar me armë bashkëshorten e tij. Por ndërhyrja e policisë pas marrjes së informacionit ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Uniformat blu kanë vënë në pranga bashkëshortin e dhunshëm si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ai kërcënonte bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për  veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy