Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, duke u mbytur në det.
Nga të dhënat paraprake policia thotë se rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia.
Ndërkohë që policia e quan ngjarjen aksidentale, rrethanat në të cilat 60-vjeçari ka humbur jetën, nuk bëhen me dije.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



