
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vashtëmi, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor është përplasur nga një mjet.
Si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagëve të rëndë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimer për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



