Lokali në Vlorë i përshtatur për lojëra fati, pranga të zotit

Lokali në Vlorë i përshtatur për lojëra fati, pranga të zotit

Kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive, vihet në pranga një person në Vlorë dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi Xh. Ll., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 njësi kompjuterike që shërbenin për lojëra fati dhe 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasit E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e shtetasit Xh. Ll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy