
Një sasi prej 686 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Korçës në fshatin Bulgarec.
Sinjalizimi u ka ardhur uniformave blu përmes një denoncimi në Komisariatin Dixhital.
Pasi kanë bërë verifikimet e para, ata kanë ushtruar kontroll në banesën e K.G., 45 vjeç, ku kanë gjetur edhe lëndën narkotike.
Policia e Korçës bën të ditur se ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.



