Durrës: Kapet hajduti që vidhte këmbësorët buzë detit

Durrës: Kapet hajduti që vidhte këmbësorët buzë detit

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar "Përsëritësi".

I arrestuari është shtetasi me iniciale E. H., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

- Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

- Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

- Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

- Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G.S., shumën prej 22.000 lekësh.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy