Mbetën në det me një pedalon, policia u vjen në ndihmë 4 pushuesve në Ksamil

Mbetën në det me një pedalon, policia u vjen në ndihmë 4 pushuesve në Ksamil

Policia Kufitare dhe Delta Forcë i kanë ardhur në ndihmë katër pushuesve në Ksamil, dy prej të cilëve mitur të cilët kishin mbetur në det me një pedalon.

Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy