
Një konflikt me thika ka ndodhur mes dy adoleshentëve në fshatin Zenisht të Burrelit.
Një i mitur 14-vjeçar ka goditur me thikë një 17-vjeçar me inicialet E.L., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Në njoftim thuhet:
Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti".



