Aksioni “Bregdeti ynë”/ Arrestohet një shtetas për ndërtim pa leje te “Rana e Hedhun”

Aksioni “Bregdeti ynë”/ Arrestohet një shtetas për ndërtim pa leje te “Rana e Hedhun”

Një tjetër person është arrestuar në zonën e Lezhës, pasi u kap duke ndërtuar pa leje dy kate mbi banesën ekzistuese.

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë “Bregdeti Ynë”, i janë vënë prangat shtetasit A.N., 34 vjeç. Ai është banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.

Sipas hetimeve, ky shtetas ishte shpallur në kërkim.

Kjo, pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues të tij tek zona e njohur si “Rana e Hedhun”, u konstatuan dy kate ndërtimi pa leje.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës. Veprime të mëtejshme pritet të ndërmerren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy